22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Spaqi publikon listën e Kosovës për Evropianin që zhvillohet në Prizren

Basketbollistët e Kosovës U16 pas përgatitjeve intensive janë të gatshëm për FIBA Kampionatin Evropian.

Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 korrik.

Përzgjedhësi i Kosovës, Valentin Spaqi ka shpallur 12shen finale për këtë garë shumë të rëndësishme, sidomos pasi do të zhvillohet në vendin tonë, Prizren.

12shja e Kosovës

Niman Demiraj, Andi Ahmeti, Yll Kastrati, Ervin Mullaliu, Ben Basha, Sejar Rama, Yll Nuradini, Bener Mitrovica, Mal Syla, Hannan Corovic, Mal Tusuni dhe Erdin Abazxhik.

Përzgjedhës: Valentin Spaqi

Më Shumë

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit