18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

SPD i thotë PO koalicionit – më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re

Ishte një natë të gjatë ajo e së shtunës për shumë anëtarë socialdemokratë që vullnetarisht numëruan rezultatet e votimit të 463.000 anëtarëve socialdemokratë për pyetjen e shtruar -a duhet të përmbyllë Partia Socialdemokrate marrëveshjen e koalicionit të arritur mes Partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU.

Por lodhja me sa duket ia vlejti. Shumica e anëtarëve socialdemokratë votuan pro koalicionit me CDU/CSU, bëjnë të ditur mediat gjermane, Bild dhe ZDF. Kjo votë i jep tani fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator, raporton DW.

Fitore e vështirë

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel.

Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate.

Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.

Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t’u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve( FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD.

Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve. Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit