Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e institucionit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e kompanisë Hidroregjioni Jugor, ku u diskutua për bashkëpunimin në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe infrastrukturës së kanalizimit në spital.
Gjatë takimit, palët shqyrtuan çështjet që lidhen me furnizimin e qëndrueshëm me ujë dhe funksionimin e sistemit të kanalizimit, si dhe mundësitë për përgatitjen e një elaborati teknik për sistemin e brendshëm të rrjeteve të ujit dhe kanalizimit në kuadër të spitalit.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Drejtori Ekzekutiv, Osman Hajdari, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për funksionimin optimal të institucionit shëndetësor.
“Për një institucion shëndetësor të përmasave të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, furnizimi i qëndrueshëm me ujë dhe funksionimi i mirë i infrastrukturës teknike janë thelbësore. Përmes këtij bashkëpunimi synojmë të krijojmë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për këto sisteme jetike”, tha Hajdari.
Në kuadër të zhvillimeve të fundit, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është duke realizuar edhe një projekt fizibiliteti për rrjetëzimin e përgjithshëm të infrastrukturës teknike. Projekti përfshin sistemet e energjisë elektrike, ujit, kanalizimit, ngrohjes, internetit dhe rrjetit të postës, me qëllim krijimin e një sistemi të integruar dhe të digjitalizuar.
Ky projekt pritet të kontribuojë në planifikimin më të mirë të investimeve dhe ndërhyrjeve infrastrukturore në të ardhmen, duke rritur efikasitetin në menaxhimin e sistemeve teknike dhe duke përmirësuar kushtet e punës për stafin dhe shërbimet për pacientët.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
