18.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

‘Srpska’ mban pezull Ushtrinë e Kosovës

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) vazhdon të mbetet peng nga politika, sidomos nga Lista Serbia e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë këtë transferim.

E derisa nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vështirë se do të ketë ushtri të re, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve ushtarake në Kosovë, të cilët thonë se mbajtja e krijimit të ushtrisë peng për shkaqe politike është një gabim tejet i madh i institucioneve dhe partive politike kosovare.

Ndërkaq, sipas përfaqësuesve të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Kosova nuk duhet të jetë peng i Listës Serbe.

Ata madje thonë se institucionet e Kosovës duhet të veprojmë shpejt dhe ta bindin edhe palën serbe se krijimi i ushtrisë së Kosovës është edhe në të mirë të tyre, jo vetëm të palës kosovare.

Mundësitë që FSK-ja të transferohet në FAK, të vogla

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja, ka vlerësuar se mundësia që FSK-ja të kthehet në FAK, është shumë e vogël, për shkak të mosgatishmërisë së Listës serbe.

“Mundësitë janë shumë të vogla. Kjo për faktin që spektri politik serb në Kosovë është i vendosur që mos ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës”, ka deklaruar Qehaja, sipas të cilit, deri në ndryshimin e rrethanave politike e të sigurisë, Qeveria e Kosovës duhet të mendojë në aktivizimin e të ashtuquajturit “Plan B”. /Zëri/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim detyre në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit L.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit...

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej...

Lajmet e Fundit