18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Stavileci: Jam keqkuptuar dhe keqinterpretuar

BlerandStavileci-ministerMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se deklaratat e djeshme të tij janë keqkuptuar rreth planifikimit familjar, janë keqinterpretuar dhe keqinterpretuar në opinionin publik.

Ai ka thënë se s’ka pasur ndonjë qëllim të keq me deklaratat e tij, por sipas tij, me atë ka dashur ilustrojë gjendjen duke vënë theksin tek planifikimi familjar.

“Jam keqkuptuar dhe keqinterpretuar”.

“Me shembullin që kam marrë nuk kam dashur ta prek dikë, por kam dashur ta ilustroj një gjendje dhe kam dashur ta vë theksin tek planifikimi familjar”.

“Dhe, prapa kësaj s’kam pasur asnjë tendencë, as qëllim të keq. Unë e di çka kam dashur të them. Unë e kam dhënë theksin tek planifikimi familjar dhe edukimi financiar”.

“Nuk po dua ta amnistojë qeverinë dhe rolin e saj, por ne duhet të gjithë të punojmë për përmirësimin e gjendjes”, tha Stavileci në “Argument Plus” të RTV21.

Ai tha nëse dje e ka marrë një shembull ndaj të cilit u bë bujë e madhe, sipas tij, ai shembull nuk flet as më shumë e as më pak se sa një fjalë e urtë e popullit shqiptar: “Njeriu duhet t’i zgjasë këmbët aq sa e ka jorganin”.

Stavileci ka thënë se në një shoqëri të gjithë kanë përgjegjësi, dhe këtu ai si ministër nuk i ikë përgjegjësisë që ka shteti. Por sipas tij, edhe individi duhet të ketë përgjegjësi për rolin e tij në shoqëri./Lajmi.net/

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit