10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Strakosha pas eliminimit: Më falni, është faji im

Thomas Strakosha ka kërkuar falje për paraqitjen kundër Salzburg, që fitoi 4-1 në shtëpi, gjë që i kushtoi Lazio me eliminim nga Liga e Europës.

Skuadra italiane e nisi mirë sfidën e dytë në Austri duke kaluar të parët në epërsi, por më pas pësuan deri në fund katër gola – që të gjitha u shënuan në pjesën e dytë, tre nga minuta e 72’ deri në atë të 76’.

Në portë për Lazio ishte Strakosha, i cili ndjen se gabimi që bëri te goli i dytë ndryshoi krejtësisht ndeshjen.

“Djelmoshat bën gjithçka që ishte e mundur. Ishte gabimi im te goli i dytë dhe ajo ndryshoi gjithçka, ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes”, u shpreh Strakosha.

“Është me të vërtet zhgënjyese që u eliminuam në këtë mënyrë. Pasi shënuam, pësuam shumë shpejt golin e barazimit dhe ndoshta kjo disi na frikësoj. Në atë moment, duket sikur ne u ndalëm (së luajturi)”.

Më Shumë

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit