9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Presidenti i Milan ka një mesazh për tifozët !

Më 12 prill të 2018 pronari kinez Yonghong Li mbushi plot 1 vit në krye të skuadrës italiane Milan.Për këtë datë të veçantë presidenti i është drejtuar tifozëve kuqezinj me një letër të hapur, ku ka premtuar se do të sjellë në “San Siro” futbollist yje.

“Të dashur tifozë, jam shumë i emocionuar për mbushjen e vitit të parë bashkë dhe shumë gjëra kanë ndodhur në këto 12 muaj. Verën e kaluar kemi finalizuar investimin financiar më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke i dhënë jetë një ekipi të ri dhe të talentuar, që drejtohet nga një trajner po aq i talentuar si Gennaro Gattuso”, tha Yonghong Li.“Përfitoj nga rasti për të theksuar edhe një herë se po i dedikojmë të gjitha forcat dhe energjitë tona këtij projekti të rritjes së Milan. Kemi akoma shumë rrugë për të bërë, në mënyrë që të arrijmë objektivat tonë dhe për të kthyer skuadrën aty ku e meriton, në majat e futbollit evropian. Pasioni i përbashkët që kemi për ekipin do të jenë forca dhe frymëzimi i përditshëm, ndërsa futbollistë yje do të jenë destinacioni ynë. Forca Milan”, përfundoi prononcimin e tij Yonghong Li, duke iu drejtuar tifozëve të skuadrës së AC Milan. /Insporti.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit