11.6 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Suada Hallaqi jep dorëheqje nga AAK-ja pas koalicionit me VV-në në Prizren

Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Hallaqi, me anë të një reagimi ka thënë se vendimi për koalicion nga ana e kryetarit të degës, Besnik Krasniqit, u bë pa pëlqimin dhe vullnetin e anëtarëve të tjerë të AAK’së në këtë komunë.

Pos tjerash, ajo ka thënë se qëndron prapa AAK’së që refuzon bashkëpunimin me VV’në.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371

Mund të jetë një imazh i autokombajnë dhe teksti që thotë "BICred?t APLIKO ONLINE: WWW.BICREDIT-KS.COM AJ ? RRIT FITIMIN MAKINERI Me TE MIRA, FITIM Me LARTE!"

Postimi i plotë:

Të dashur familjar, miq dhe ju të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit.Qytetar të respektuar të Komunës së Prizrenit, shumë të respektuar përkrahës të mi në zgjedhjet e lokale, ju falendëroj shumë për përkrahjen dhe ju jam mirënjohës gjatë tanë jetës!
Unë që nga sot nuk do të jam pjesë e grupit dhe kryesise të asambleistëve të AAK-së! Dhe japi doreheqje nga pozita e nenkryetares se AAK ne Prizren.Arsyeja është mos bashkëpunimi dhe kordinimi i përbashket në komunën tonë, barrikadimi i një grupi të interesit! Dështimet e AAK ne Prizren kane vetëm nje adresë dhe emër dhe ajo është kryetari i tanishëm Besnik Krasniqi, dhe skandali i tij i fundit. Kryetari ka pasur obligim që të mban mbledhje me kryesin e AAK në Prizren, dhe te merr mendimin dhe pëlqimin nga kryesia e AAK ne Prizren, ne lidhje me koalicionin e partis se VV, pa pëlqimin dhe pa vullnetin e AAK ne Prizren, dhe qytetarëve, ka nënshkruar marrëveshje kundërligjore të bashkëpunimit me VV ne Prizren. Po vet kryetari Besnik Krasniqi nuk e ka respektuar asnjë rregullore të partise te qendrës se AAK ne Prishtine, duke vendosur sipas interesit të tij personale.

Unë jam angazhuar për një Aleancë që nuk shitet për poste, por që qëndron mbi parime. Një Aleancë që refuzon bashkëpunimin me Vetëvendosjes.Tani, kur shoh koalicione të njëpasnjëshme me ata që kanë shkatëruar besimin dhe shpresën tonë, ndihem thellësisht i zhgënjyer. Vullneti i qytetarëve te Prizrenit ka humbur besimin, kërkesa ime e fundit për ish-kryetarin e AAK ne Prizren është “Besnik jep dorëheqje” kryetari Besnik Krasniqi si bartës i listës ne AAK i ka marrë votat në emër të asambleistëve dhe në emrin tim, sespse ai kur nuk ka pasur mundësi qe të e arrin votat që i ka marrë ne emër të qytetarëve. Nga dita e sotit ai nuk përfaqëson asnjë qytetarë dhe asnjë autorizim nuk e ka nga partia Qendrore e AAK në Prishtinë.

Unë ju premtoj që do të jam zë edhe më i fuqishëm në realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit!Me shumë respekt dhe dashamirësi i juaji.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Cilësia e ujit në Prizren brenda standardeve, përjashtim fshati Muradem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se, pas analizave të fundit laboratorike, cilësia e ujit të pijshëm në të...

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga...

Lajmet e Fundit