10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Suhareka kremton Ditën e Çlirimit

Komuna e Suharekës sot kanë kremtuar solemnisht 13 Qershorin – ditën e çlirimit dhe lirisë së saj.

Aktivitetet rreth kësaj feste kanë filluar shumë më herët me organizimin e garave dhe turnirëve të ndryshme sportive, ndërkaq sot këto aktivitete kanë filluar me një seancë solemne, ku Kuvendi Komunal ka nderuar të gjithë të rënit për lirinë e vendit. Nderime dhe homazhe janë bërë edhe gjatë ditës në vendet ku kanë rënë dëshmorët.

Ndërsa, për të shpërblyer më të merituarit, komuna ka mbajtur një akademi solemne. Nënkryetari i komunës se Suharekës, Rexhep Kuçi tha se kjo ditë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së komunës dhe shtetit tonë.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo ditë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së komunës dhe shtetit tonë. Falë sakrificës së popullit tonë, luftës së UÇK-së dhe ndihmës së pakursyer të miqve tanë, ne sot po kremtojmë Ditën e çlirimit të Therandës me rrethinë duke përkujtuar me pietet të gjithë ata që i bënë vetës vend në altarin e lirisë. Kjo ditë është e veçantë sepse pas një kalvari të gjatë mundimesh, sakrificash, vuajtjesh e mjerimesh, kemi arritur që ëndrrën 100 vjeçare të këtij populli ta bëjmë realitet me shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008”, tha Kuçi.

Në akademi ka fol edhe babai i dëshmorit Indrit Cara nga Kavaja, Lulzim Cara. Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve ka përshëndetur Avdullah Krasniqi, kryetar i Organizatës së Familjeve të dëshmorëve.

Shpërblimi më lartë që çdo vit jepet për trimëri dhe heroizëm iu dha Sadri Duhlës. Kurse mirënjohjen “13 Qershori” e kanë marrë: Berat Gega nga Suhareka, Alush Rexhep Zekolli nga Bllaca, Bajram Sopa nga Sallagrazhda, Xhemajl Tafa nga Greikoci, dhe grupi i mërgimtarëve nga Greikoci.

Në orët e pasdites do të bëhet defileu i veteranëve të luftës së UÇK-së dhe më pas do të shfaqet një koncert festiv. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit