12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Suharekë, arrestohet drejtori i kompanisë për falsifikim dokumenti për tenderin milionësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12 dhejtor 2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.

Policia ka njoftuar se i dyshuari dyshohet se ka falsifikuar dokumentin me qëllim të fitimit të një tenderi publik nga një institucion shtetëror.

I dyshuari F.S., 43 vjeçar, duke përdorur këtë dokument të falsifikuar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998 mijë e 800 euro për renovim të një objekti.

“Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale, ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’. Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Lajmet e Fundit