10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Suharekë/Rahovec: Gjashtë të lënduar në dy aksidente

aksidenti 555Si pasojë e dy aksidenteve në trafik, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë dhe tjetri në rrugën e “UÇK-së” në Rahovec.

Në rrugë “Brigada 123”, raportohet se një automjet ka përfunduar jashtë rruge.

“Viktima mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet duke përfunduar jashtë rruge”.

“Përveç dëmeve materiale viktima së bashku me pasagjerin mashkull K/Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Kurse, në rrugën e “UÇK-së” dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë janë lënduar katër persona. Të lënduarëve u është ofruar ndihma mjekësore. Gjithashtu, raportohet edhe për dëme materiale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit