Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj një akti vandal që ndodhi sot në qytetin e Prizrenit, ku monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u dëmtua përmes ngjyrosjes së përkrenares dhe shpatës së tij.
Kryetari i shoqatës, z. Mr. Sc. Nue Oroshi, e quajti këtë një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”.
“Ngjyrosja e përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar është një akt i turpshëm që përfaqëson frymën antishqiptare dhe antikombëtare të qarqeve të dirigjuara nga ideologjitë neotomane dhe pansllaviste”, deklaroi Oroshi.
Shoqata shprehet se ky veprim nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur simbolikën kombëtare dhe për të tensionuar situatën në prag të demonstratës gjithëshqiptare që do të mbahet më 28 nëntor 2025 në Prizren, për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit.
“Këto akte janë të lidhura ngushtë me mosdhënien e lejes për Muranën e Gjergj Kastriotit. Pasi bëmë publike organizimin e demonstratës më 28 nëntor, forcat antikombëtare po reagojnë me sulme direkte mbi monumentin”.
Shoqata “Trojet e Arbrit” i kërkon institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë që të veprojnë menjëherë.
“Ftojmë Policinë dhe Prokurorinë e Republikës së Kosovës të identifikojnë dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal. Nëse institucionet nuk veprojnë, një përballje mes shqiptarëve atdhetarë dhe këtyre forcave të errëta do të bëhet e pashmangshme”, paralajmëroi ai.
Oroshi theksoi rëndësinë e qëndresës kombëtare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit:
“Do të vazhdojmë sensibilizimin për ruajtjen e shqiptarizmës në trojet tona. Më 28 nëntor do të jemi në Prizren nën moton: ‘Duan Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren!’”
Shoqata përfundon deklaratën me një mesazh të qartë:
“Poshtë tradhtarët! Poshtë ideologjitë neotomane dhe pansllaviste! Rrnoftë Shqipëria Etnike!”
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren