8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Të lënduarit nga zjarri në Tetovë nisen drejt Shkupit për trajtim mjekësor

Disa nga të lënduarit në Spitalin Modul të Tetovës janë nisur drejt Qendrës Klinike të Shkupit për mjekim të mëtejmë, pas plagëve që kanë marrë nga flakët e zjarrit.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut konfirmon se nga zjarri që kaploi spitalin në Tetovë ka edhe viktima, dhe se për momentin po vërtetohet numri i personave që kanë humbur jetën, të lënduarit dhe gjendja e tyre.

Shpërthim në Spitalin Modular të Tetovës, raportohet për viktima

Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek Spitali Modular i Tetovës.

Raportohet se nga zjarri ka edhe viktima, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e zjarrit, raporton Alsat.mk, transmeton Klankosova.tv.

Në vend ngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim në spital.

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit