8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Tension në ajër, avioni rus kërcënon atë amerikan

Tension në ajër mes Rusisë dhe SHBA. Mediat e huaja duke iu referuar deklaratave nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe më pas edhe njoftimit të Pentagonit, bëjnë me dije se një avion rus iu afrua shume pranë nje avioni amerikan mbi Detin e Zi, duke u bërë shkak për të tjera replika dhe tensione.

Avioni vëzhgues amerikan ishte duke fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare kur në drejtim të tij ka fluturuar një avion rus Su-24 duke iu kaluar vetëm 1.5 metra larg

“I gjithë fluturimi u zhvillua në përputhje me rregullat ndërkombëtare, dhe nuk pati situata emergjente”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Incidenti ndodhi të hënën, ndërsa Moska fiksoi avionin ne përgjigje të objektit të paidentifikuar fluturues i cili ishte drejtuar për në kufirin rus.

Pas identifikimit të aeroplanit amerikan si një ??-3? Aries II, Su-27 më pas e përcollën atë larg hapësirës ajrore ruse “në një distancë të sigurt”.

Pas incidentit, Departamenti Amerikan i Shtetit pretendoi se avioni rus kishte ardhur në një distancë prej 1.5 metra të avionit amerikan.

“Ky është shembulli më i fundit i aktiviteteve ushtarake ruse, duke shpërfillur normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare,” thoshte deklarata, duke i bërë thirrje Rusisë “të ndërpresë këto veprime të pasigurta”. Flota e SHBA gjithashtu pohoi se manovrat e aeroplanit rus nuk kishin qenë të sigurta.

“Ushtria ruse është brenda të drejtës së saj për të vepruar brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare, por ata duhet të sillen sipas standardeve ndërkombëtare të vendosura për të siguruar sigurinë dhe për të parandaluar incidentet”, shtoi ajo.

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit