Rexhbeçaj rrit numrin e shqiptarëve në Bundesligë

Bundesliga vazhdon të jetë në krye të top-ligave evropiane sa i takon depërtimit të futbollistëve të rinj shqiptarë.

Kjo vjen si rrjedhojë e komunitetit të madh të shqiptarëve në Gjermani dhe numrit të madh të të rinjve shqiptarë që merren me futboll në këtë vend, shkruan Koha Ditore.

Elvis Rexhbeçaj është shqiptari i radhës që debuton në kampionatin gjerman, që është prej më të vlerësuarve në Evropë. 20-vjeçari nga Prizreni të dielën mbrëma luajti prej minutës së 83-të për Wolfsburgun, që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Hannoverit. Ndeshja i takoi javës së 20-të të kampionatit gjerman.

Mesfushori Rexhbeçaj për herë të dytë është grumbulluar për ndeshje të Bundesligës me Wolfsburgun dhe të dielën fitoi rastin. Ai është vlerësuar shumë lart për paraqitjen…

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit