Tentim vrasje në Prizren

Një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të një personi tjetër, por plumbi ka goditur xhamin e një dyqani.

“Rreth orës 22:15, në rrugën Agim Shala në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje. Pas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë, ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave, por për fat plumbi e ka goditur xhamin dhe frigoriferin e një dyqani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes policia dhe krim teknikët kanë kryer hetime me ç’rast në cilësi të provës është gjetur dhe sekuetruar një predhë e fishekut e llojit të panjohur.

I dyshuari është arratisur, ndërkaq po punohet për arrestimin e tij.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit