Tërmet në Vlorë

Vijojnë lëkundjet e tokës në jug të Shqipërisë. Paraditen e sotme një tërmet zgjoi banorët në jugperendim të vendit.
Mësohet se tërmeti me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter ka qenë 14 km nga Orikumi.

Kohët e fundit jugu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje të shpeshta të tokës.

Më shumë ka qenë e prekur zona e Tepelenës, Vlorës dhe Himarës.

Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar lëkundjet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.Nga tërmetet e rëna pak ditë më parë banorët shpesh e kaluan natën jashtë nga frika e shembjes së shtëpive.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit