1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Tërmkolli, u bëri disa pyetje deputetëve të LDK-së!

Melihate Termkolli-aakDeputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli theksoi se ka shtatë vite që nga koalicioni i parë ndërmjet PDK-LDK, dhe asaj i duhet të përsërisë të njëjtën pyetje, ende të pa sqaruar.

“Ka shtatë vjet që deputetë të LDK-së që para shtatë viteve e kam pas paraqit të njëjtën çështje, atëherë e shtrova çështjen si u bë ky koalicioni pa u sqarua disa gjëra. Dhe ato gjëra, ai sqarim është mëse i domosdoshëm, kur kryetar i parlamentit u zgjodh një person që ka qenë në krye të një organizate të quajtur SHIK. A e dinë këta njerëz, kush i vrau njerëzit politikë, kush e vrau Xhemajl Mustafën, Ismet Rracin, Smajl Hajdarajn, Tahir Zemajn, Bardhyl Ajetin… Ende nuk është dhënë përgjigja se kush i ka vrarë. Dhe ky koalicion vazhdon pa i sqaruar këto vrasje”,theksoi ajo.

Sipas saj, kjo gjë, në vende të zhvilluara si Amerika nuk do të lejohej.

“Tek ne lejohet sepse tek ne, shantazhi është ai që udhëheq shtetin, korrupsioni është ai që udhëheq shtetin”, vlerësoi Tërmkolli. /Telegrafi/

Më Shumë

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Lajmet e Fundit