Ymeri: Qeveria e re legjitimon pushtetin e Serbisë në Kosovë

VisarYmeri-deputetDeputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka përsëritur fjalët e opozitës për marrëveshjen e PDK-së me LDK-në duke akuzuar më së shumti për ministrinë e re të krijuar, dhe për ministrin Aleksandar Jabllanoviq.

“Ministria e re pa portofol nënkupton që dialogu me Serbinë po bëhet çështje e brendshme. Ajo nuk mund të përfundojë me një ose dy marrëveshje, por fal ministrisë së re do të jetë aktive vazhdimisht. Njëri nga ministrat, sipas medieve, do të jetë Aleksandar Jabllanoviq, që është deputet në Kuvendin e Serbisë, por unë nuk po e di ku do ta ketë lojalitetin ai, në Kosovë apo Serbi? Ju po e bëni legjitim pushtetin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit