14.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Terroristët në Paris shpenzuan 7 mijë euro për sulmet

Terroristët që kryen sulmet me 13 nëntor në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona, shpenzuan rreth 7 mijë euro për gjërat që përdorën, pasi që ata planifikuan që sulmet e tyre ti kryenin duke bërë shpenzime të vogla për kallashnikovë dhe municion, xhaketa vetëvrasëse të punuara me dorë, dhomat e hoteleve dhe makina me qira në mënyrë që me një sasi relativisht të vogël të vrisnin një numër të madh të njerëzve, duke shtuar kështu frikë dhe kaos.

Reuters bënë të ditur se sipas llogaritjeve të një komisioni të pavarur, sulmet në Nju Jork dhe Uashington me 11 shtator 2001, Al Kaedas i kushtuan diku rreth 400 dhe 500 mijë dollarë amerikanë, ndërsa në sulmet në Paris, terroristët kishin blerë xhaketa vetëvrasëse, që sot mund të prodhohen shumë lirë, pastaj dhomat e hotelit ku terroristët kanë qëndruar kanë kushtuar rreth 680 euro.

Po ashtu, ata kishin edhe shpenzimet javore për qira të makinave të vogla që janë përdorur për transport nga Brukseli në Paris “Volkswagen Polo”, “Seat Leon” dhe “Renault Clio”, e q nuk mund të kushtojnë më shumë se 595 euro.

Sipas Europol, një “kallashnikov” sot në BE mund të blihet për 300 deri ne 700 euro, andaj në bazë të këtyre llogaritjeve del të jetë se shuma që kanë shpenzuar terroristët për të kryer sulmin më të rëndë dhe më të vrazhdë në Paris deri më sot, ka qenë 7000 euro.

Më Shumë

Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça. Sipas FBK-së, basketbollisti i Bashkimit e mbylli...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit