5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Testi i maturës del online, Ministri thotë se janë marrë masa

Testi shtetëror i maturës ka filluar të mbahet sot në Ferizaj dhe Gjilan që u përzgjedhën me short për fillimin e këtij testi.

Ngjashëm me testin e arritshmërisë edhe për testin e maturës u raportua se doli online në grupe në Facebook.

Lidhur me këtë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se kanë raportuar rastint tek organet kompetente.

“Rezultatet priten diku deri 1 qershor, lidhur me publikimet ne menjëherë i kemi lajmëruar organet kompetente dhe janë duke e shqyrtuar në rastet konkrete. Por nga ajo që është parë nuk ka ndikuar në rezultat. Ne e kemi pasur një bashkëpunim me nivel lokal dhe ka ndikuar në përgatitje”, tha Bytyqi.

Ai kështu deklaroi gjatë vizitës që i bëri qendrës së testimit ‘Kuvendi i Arbërit’ në Ferizaj.

Testi i maturës pritet të vazhdojë nesër me rajonin e Prishtinës ndërsa në ditët në vazhdim do të jenë Gjakova, Prizreni, Peja dhe Mitrovica.

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit