2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Thaçi dënon vrasjen e Elvisit dhe ngushëllon familjen Pista

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pista, me rastin e vrasjes së kandidatit për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elvis Pista.

“Me tronditje e hidhërim të thellë mësova për ndarjen e papritur e të parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë, që njëherazi ka qenë edhe bashkëpunëtor e mik imi, Elvisit.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh juve, të afërmve dhe miqve të tij, ngushëllimet më të sinqerta, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen tonë më të madhe.

Në këto momente të rënda dëshiroj të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të Elvisit, i cili do të mbetet në kujtesën tonë si një njeri i dashur, energjik dhe korrekt.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen jam vënë në kontakt me institucionet përgjegjëse. Ju siguroj që shteti është duke marrë të gjitha masat e duhura dhe do të bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vendos autorët e këtij akti barbar sa më shpejt para përgjegjësisë ligjore, që të marrin dënimin e merituar.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të shëmtuar, që ka tronditur mbarë vendin. Dhe, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë dijeni për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që të bashkëpunojnë pa humbur kohë me policinë dhe prokurorinë, në mënyrë që drejtësia të vihet sa më shpejt në vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më Shumë

Dardan Berishës i çahet koka nga goditjet e publikut në Prizren

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është goditur nga tifozët në Prizren. Klubi i Pejës ka dal me njoftim duke treguar se Berishës i është qarë...

Aksidentohet rëndë familja pesëanëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare...

Lajmet e Fundit