Thaçi: Fitorja e Kilaj do jetë spektakulare

SONY DSCKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, ka qëndruar sot në Malishevë, ku edhe njëherë i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Komunës, Isni Kilaj.

Thaçi tha se Kilaj në zgjedhjet e nëntorit do të fitojë në mënyrë spektakulare.
“Malisheva ka qenë është dhe do të jetë fuqishëm me PDK-në dhe për qeverisjen e mirë”, tha Thaçi.

Ai madje në këtë takim e ka shpallur edhe fitoren e PDK-së në malishevë.“Erdhëm t’ju uruar fitoren e 3 nëntorit, pasi kjo po shihet nga mobilizimi juaj . Ne do të jemi me ju në fushatë dhe në prezantimin e programit dhe vizionit.Do të jemi në të gjitha përkushtimet që ju planifikoni . Vazhdoni me një fushatë të qetë. Më së paku ju keni nevojë për jo qetësi. Qetësia juaj, do ta rrit fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Qetësia juaj, do të rrit përqindjen e fitores së PDK, anipse mund ketë individ të tjerë që kërkojnë votën, por ju them se PDK do të vazhdojë të punojë maksimalisht, duke ju shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në Malishevë”, tha Thaçi.
Ai në fund të takimit ka shpërndarë libreza për anëtarët e rinj, të cilët sot aderuan nga LDK-ja në PDK. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit