19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Thaçi: Ka fituar PDK, ka fituar Kosova evropiane

Hashim Thaci ne fushatKryeministri i Kosovës dhe njëkohësishtë kryetari i PDK-së, Hashim Thaqi, në një konferencë për shtyp ka thënë se ata kanë fituar shumicën e komunave në Kosovë.

Ai është shprehur shumë i lumtur me rezultatin e zgjedhjeve duke premtuar se edhe në Gjilanë, do të bëjnë rikthim të madh në balotazh. Sipas Thaqit, PDK ka marrë 230 mijë vota duke pasur kështu një rritje të ndjeshme këtë vit nga zgjedhjet e fundit.

“PDK ka fituar shumicën e komunave të Kosovës dhe kjo sot u përsërti në këto 6 vite për herë të pestë”, ka thënë Thaqi.

“PDK u rikonfirmua partia numër një në vend, partia e parë e Kosovës. PDK udhëheq shumicën e komunave dhe është partia e parë në nivel nacional.

PDK si partia më e madhe në vend ka fituar 230 mijë vota në nivel nacionale. Ne kemi fituar në këto komuna.

Në Prizren si gjithmonë me mbi 8 mijë vota dallim, në Mitrovicë kemi mbështetje të madhe dhe jemi afër për balotazh, në Ferizaj gjithashtu jemi partia e parë dhe jemi në rritje, kemi edhe rikthimin e Rahovecit me fitoren tonë, edhe në Vushtrri kemi fituar, në Klinë kemi fitoren e thellë, bindëse dhe spektakolare të Sokol Bashotës, në Drenas si gjithmonë, bazë e fuqishme pa balotazh, në Dragash gjithashtu kemi fituar me një epërsi të thellë dhe bindëse, edhe në Lipjan kemi shënuar fitore.

Ndërkohë PDK, ka shënuar suksesin tjetër duke rikthyer fitoren në qytetin e Kamenicës, në Kaçanik kemi fituar pa balotazh, e njëkohësisht edhe në Shtime. Jemi partia e parë edhe Kllokot dhe në Shtërpc, shkruan Zëri.

PDK i ka fituar 15 komuna në raundin e parë. Ndërsa do të bëjmë rikthim edhe në Gjilan, Viti, Malishevë, Besianë.

Sot Kosova kaloi testin evropianë, urime të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ka fituar Kosova, ka fituar PDK, ka fituar Kosova evropiane.”, ka përfunduar Thaçi.

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit