27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Thaçi: Më kanë kontaktuar deputetët e opozitës, sepse nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre

Zëvendëskryeministër dhe ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Monitor” në RTK ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme e as tërheqje nga nënshkrimet e marrëveshjeve në Bruksel.
Thaçi ka thënë se opozitës nuk i interesojnë fare marrëveshjet për të cilat po protestojnë, por se po bëjnë teatër për interesa politike.

“Zmbrapsje nuk do të ketë. Ne nuk do të lejojmë që të djegin Kuvendin e Kosovës e as ta sulmojnë Policinë e Kosovës. Nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme e as zgjerim të koalicionit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se sjelljet e fundit të opozitës, janë si pasojë e “ballafaqimit të tyre me realitetin politik në Kosovë”.

“Askush nuk mund të pretendojë ta zaptojë pushtetin. Pse ata nuk janë në pushtet, duhet ta pyesin vetveten, sepse janë në kundërshtim me parimet, vlerat dhe standardet e demokracisë”, ka thënë ai. “Gazi lotsjellës është qasja e tyre në mungesë të argumenteve; janë gurët, sulmi ndaj institucioneve, sulmet fizike ndaj deputetëve; janë shufrat metalike dhe armët në Kuvend”.

Thaçi i quan injorancë të lidershipit opozitar veprimet e fundit të opozitës, ndërsa shton se ka pasur deputetë nga opozita të cilët e kanë kontaktuar për t’i treguar se nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre.

Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë të përsëritet viti 1997 i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa përsëriti se do të jetë president vendi, ashtu siç e parasheh marrëveshja mes koalicionit PDK-LDK.

“Secili që ka 30 nënshkrime mund të kandidojë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se këtë të drejtë e ka edhe Atifete Jahjaga

Më Shumë

Hamami dhe Sahat Kulla në Prizren: Një përzierje unike e arkitekturës dhe historisë

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të...

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 26 përpjekjesh

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 26-të. Edhe sot dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë...

Lajmet e Fundit