31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Thaçi përqeshi amerikanët

Alarmi i ngritur në opinion dhe në shoqërinë civile, për aferat e fundit të zbulimit të përgjimeve në dosjen “Printo 2” ka detyruar institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të arrijnë një lloj kompromisi për vazhdimin e hetimit të kësaj dosjeje, duke e rikthyer atë rishtas në duart e hetuesve. Mirëpo, ekspertët e fushës së sundimit të ligjit, por edhe përfaqësues të opozitës nuk presin shumë nga reprizimi i kësaj dosjeje në hetuesinë e EULEX-it dhe në vendosjen e ligjshmërisë ne vendin e vet, derisa këtë veprim nuk e kishte bërë që në vitin 2011 dhe përgjatë afatit ligjor të trajtimit të këtij rasti. Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEXit, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së, mori dje vendim për formimin e komisionit të prokurorëve vendës në përbërje të një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe të vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, Prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.

Preteni i kërkon Gjyqësorit të rrijë larg politikës

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani thotë se EULEX-i ende, edhe në marrëveshjen e fundit, ka përgjegjësi dhe mund të marrë raste të reja dhe vazhdim të atyre që i ka pasur në proces, ndonëse thuhet që shumica e këtyre përgjimeve janë bërë nga vitet e kaluara, kur ky mision kishte kompetenca të plota, por nuk i kishte trajtuar si dhe sa duhet, prandaj nuk është e pritshme as tani ta kryejë detyrën e përsëritur. “Këto përgjime janë argumente të mjaftueshme për të ndodhur një rikonsolidim i shtetit në aspektin e reformimit të plotë të sistemit gjyqësor. Riaktualizimi nga EULEXi është një thirrje e institucioneve vendore për të menduar se a duhet të fillojë tani procedura nga vendorët”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Drejtori në detyrë i AKK-së, Hasan Preteni, i pyetur rreth këtij rasti, ka pohuar se kjo problematikë nuk përkon me mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, por megjithatë edhe ai ka një qëndrim personal rreth situatës së krijuar. “Personalisht, mendoj se Gjyqësori duhet të veprojë i pavarur dhe jo të përcaktojë agjendën sipas lëvizjeve politike. Materiali hetues duhet të mos keqpërdoret, publikimet e materialeve hetuese nuk duhet të politizohen”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Dita Botërore e Mjedisit shënohet me nxënësit dhe komunitetin në Petrovë të Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka shënuar 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Lekë Dukagjini”,...

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës...

Lajmet e Fundit