12.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Thaçi shkel Rezolutën për bisedimet me Serbinë

Hashim Thaçi ne KuvendKryeministri Hashim Thaçi po e shkel Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe injoron deputetët duke mos raportuar për takimet e tij të fundit me homologun serb Ivica Daçiq në kuadër të dialogut të Brukselit. Kështu vlerësojnë deputetë opozitarë dhe analistët politikë. Sipas tyre, edhe raportimet informative që Thaçi i praktikonte pas serisë së parë të bisedimeve me Daçiqin nuk kishin sjellë kushedi se çfarë rezultati, mirëpo të paktën me paraqitjen e tij në Kuvend respektohej institucioni më i lartë legjislativ dhe Rezoluta për bisedimet.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i vendit, ka vlerësuar se sjellja e kryeministrit është në kundërshtim të plotë me Rezolutën e Kuvendit e cila e obligon qeverinë, përkatësisht kryeministrin, që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin për dialogun më Serbinë,shkruan Tribuna.

“Kjo lë shije të keqe dhe krijon dilema rreth transparencës”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, deputetët sikurse edhe opinioni i gjerë nuk kanë informacione të bollshme pas raundeve të fundit të bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Më Shumë

Mielli për bukën e nesërme

Nga Kim Mehmeti ...Babën tim e pashë të buzëqeshur vetëm mëngjesin kur e gjetëm të vdekur në shtratin e tij ku kurrë nuk kishte dergjur...

Moti i vranët dhe me reshje shiu

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Temperaturat do...

Lajmet e Fundit