The Blues Brothers sonte në Tiranë

Sonte me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbahet koncerti i grupit të njohur “The Blues brothers”.

Ky koncert në Tiranë është vazhdimësi e koncerteve të viteve të kaluara me Zucchero, Cranberries, Vaya con Dios, Reamon, Deep Purple, etj.

The Blues brothers fillimisht u njohën nga filmi dhe pas suksesit me filmin krijuan edhe bendin muzikor me 10 anëtarë.

Ngjarjen e ka përmendur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“ Mitikët e Blues Brothers në Tiranë në një shfaqje të beftë në vend origjinën e mitit të tyre John Belushi”, ka thënë ai.

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit