8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

Dje dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, po ushtronin kontroll dhe po kryenin detyrën në zonën e fshatit Orqushë, K.K Dragash, me ç’rast kanë vërejtur se në zonën e tyre të përgjegjësisë dy persona po kryenin veprim të kundërligjshëm duke dëmtuar dhe duke vjedhur pyllin.

“Sapo personat zyrtarë kanë kërkuar t’i legjitimojnë të dyshimtit njëri nga ata duke e sulmuar me thikë rojën e pyllit i shkakton lëndime të rënda trupore, i cili me urgjencë është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash dhe më pas në Spitalin Rajonal në Prizren. Viktimat e këtij rasti janë persona zyrtarë të cilët janë sulmuar në kryerje të detyrës”, thuhet në raport.

Të dyshuarit D. H. , shtetas nga Shqipëria i lindur në vitin 1999 dhe D. H., po ashtu shtetas nga Shqipëria i lindur me 2001, përveç dëmtimit të pyjeve kanë kryer edhe veprime tjera në kundërshtim me ligjet, duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale, ku kanë sulmuar dhe kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore ndaj personave zyrtarë dhe të njëjtit kanë arritur të largohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe përmes rrugëve hetimore-operative ka arritur të mësojë për identitetin e personave të dyshimtë dhe në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe organet e drejtësisë shumë shpejt do të ndalojë të dyshuarit e këtij rasti. Në lidhje me këto veprime është informuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet në fund të raportit policor

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit