15.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Thirrja e QRTK-së për Komunën e Prizrenit: Respektoni Ligjin !

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ka reaguar ndaj intervenimeve që janë duke u bërë në qendër të qytetit “Shatërvan”.

Bashkëpunëtorët profesional të QRTK-së thonë se nuk janë informuar nga komuna për këto intervenime.

“Pas njoftimit të shumë qytetarëve dhe shqetësimit të tyre për intervenimet që janë duke u ndërmarrë në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht në Sheshin “Shatërvan” (në urën e Arastës dhe pranë saj) bashkëpunëtorët profesional të QRTK-së (Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren) kanë dalë në terren dhe kanë identifikuar punime në lokacionin e lartcekur”, thuhet në reagimin e QETK-së.

“Lidhur me këto intervenime, QRTK-ja nuk është e informuar se nga kush kryhen këto intervenime dhe se sa do të jetë zona i intervenimeve. Duke u bazuar në detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore që dalin nga Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, kërkojmë nga Komuna e Prizrenit dhe drejtoria përkatëse, që të na sillni një hartë apo skicë, ku paraqiten vendet ku do të ketë ndërhyrje të tilla dhe planin detal se çfarë intervenime do të ketë”.

“Duke u bazuar në këtë njoftim dhe duke i marrë si bazë këto intervenime, i bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që në të ardhmen të ketë kujdes të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Të respektoj në përpikëri obligimet që dalin nga Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, duke kërkuar pëlqim për çdo ndërhyrje dhe punë që kryen në Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në fund të reagimit nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejt përfundimit faza e parë e ujësjellësit për katër fshatra të Prizrenit

Po vazhdojnë me intensitet punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojzë dhe Medvec”, që...

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Lajmet e Fundit