9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ti meriton një dashuri…

Nga FRIDA KAHLO
Përktheu: Faslli Haliti

Ti meriton një dashuri që të do të shprishur,
me gjithçka dhe arsyet që të bëjnë të çohesh shpejt,
me gjithçka dhe demonët që nuk do të të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që të bën të ndjehesh e sigurt,
në gjendje të hash botën kur ajo ecën pranë teje,
se ndjen që përqafimet tuja janë perfekte për lëkurën e saj.
Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty,
që e gjen parajsën sa herë që shikon në sytë e tu,
që nuk mërzitet kurrë, së lexuri shprehjet e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur ti këndon,
që të mbështet kur ti bën qesharake,
që respekton qenien tënde të lirë, që të shoqëron gjatë fluturimit tënd,
që nuk ka frikë se mos bjerë.
ti meriton një dashuri që t’i fshin gënjeshtrat
që ti sjellë ëndrrat, kafeja dhe poezia.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij. “Sot...

Lajmet e Fundit