Tomë Gashi: Enver Hasani rrezikon karrierën juridike

Avokati Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosovën se lajmi për akuzimin penal të ish-kryetarit të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tepër i rëndë dhe me pasoja shumë të mëdha në aspektin e besueshmërisë së institucionit më të lartë të drejtësisë së Kosovës.

Sipas tij, kur Hasani e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në punën e tij ka pasur shumë ndikime politike.

“Në aspektin e ngritjes formale të akuzës kundër z.Hasani dhe të tjerëve duket se ka indicie të një krimi të supozuar ndërkombëtar – krim të ndërlidhur me shtetas të Shqipërisë. Kjo ka pasoja te paparashikueshme në kredibilitetitin e gjithë sistemit juridik”.

“Edhe për z.Hasani vlen parimi se ai duhet të trajtohet si pafajshëm derisa akuzat të vërtetohen gjatë një gjykimi të ardhshëm, i cili duhet të jetë gjykim i drejtë dhe i paanshëm, i bazuar vetëm në prova konkrete që vërtetojnë pafajësinë e tij apo të kundërtën”.

“Sigurisht që nëse akuzat vërtetohen, karriera juridike e z.Hasani mund të pësojë rrezik serioz”.

“Nëse shpallet fajtor, ai në të ardhmen nuk mund të jetë më gjyqtar në sistemin juridik të Republikës së Kosovës”.

“Nëse kemi arritur në këtë gjendje sa që edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të involvohet në malverzime financiare, atëherë kjo në të vërtetë ka të bëjë me karakterin e personave që kanë udhëhequr gjykatën më të lartë të drejtësisë kushtetuese në vendin tonë”.

“Nëse vërtetohen akuzat, ai mund të dënohet me burgim disavjeçar”, tha Gashi për Klan Kosovën.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit