Nano nis betejën sërish për postin e Presidentit?

Edhe pse zgjedhja e Presidentit është në vitin 2017, për shkak të stinës së ftohtë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, por edhe për shkak se është një periudhë pa lajme, gjithmonë shfaqet ‘opsioni’ Fatos Nano.

Thuhet se ai do nisë sërish një betejë për postin e Presidentit.

E përditshmja Sot shkon më tej kur thotë se pritet që në ditët në vazhdim të ketë një takim mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës për këtë çështje.

Sipas kësaj gazete, Nano ka provokuar dy sondazhe për të parë nëse njerëzit e duan si President.

Këto mbeten spekulime, ndërkohë që Fatos Nanon më shumë e mbajnë aktiv në opinionin publik disa profile false në FB.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit