9.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Totaj merr mbështetje nga ambasadori i Turqisë

Ambasadori i Turqisë, Çagri Sakar, ka vizituar kryetarin e Prizreni Shaqir Totajn.

Kryetari Totaj dhe ambasadori Sakar, biseduan për bashkëpunimet në mes të komunës , ambasadës turke në Kosovë dhe shtetit mik të Turqisë.

Në këtë takim u bisedua edhe për investimet që kanë planifikuar investitorë nga Turqia në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Prizrenit.

Totaj, siguroi ambasadorin, se komuna jonë dhe ai vetë do të kujdeset për lehtësim të procedurave administrative dhe lehtësime tjera brenda kuadrit ligjor në Kosovë.
“Investitorët eventual turk do gëzojnë mbështetje institucionale vetëm e vetëm që investimet të operojnë me sukses dhe të gjenerojnë rezultate për të dy popujt tanë”.

“Turqia është shtet mik i Kosovës, aleat yni dhe mbështetës i fuqishëm në integrimin e vendit tonë në strukturat euro-atlantike dhe shtetndërtim”, tha Totaj.

Ambasadori turk, i premtoi kryetarit Totaj, se Prizreni do këtë mbështetje në shumë projekte dhe sektorë të ndryshëm për zhvillim nga shteti i Turqisë.

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Lajmet e Fundit