9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Totaj për “Takimet e Gjeçovit”: Zymi i Hasit përmes këtij manifestimi mbajti gjallë kujtesën kombëtare

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në edicionin e 51-të, të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që po mbahet në Zym të Hasit, raporton PrizrenPress

Me këtë rast i pari i komunës u shpreh se për 51 vjet, Zymi i Hasit të Thatë, përmes këtij manifestimi, mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke e promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës së At Shtjefën Gjeçovit.

“Kisha kënaqësinë sot të marr pjesë në manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, ku për 51 vjet, Zymi i Hasit të Thatë, përmes këtij manifestimi, mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke e promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës së Atë Shtjefën Gjeçovit”, tha Totaj./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit