2.2 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Totaj: Po synojmë rritjen e produktivitetit në bujqësi dhe të të ardhurave për popullsinë rurale

“Prania e zonave të mëdha e të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori ka bërë që politikat bujqësore të Komunës së Prizrenit të jenë prioritete që synojnë rritjen e produktivitetit të bujqësisë e të të ardhurave për popullsinë rurale, duke rritur mirëqenien e saj, përmes përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për burrat dhe gratë”, kështu është shprehur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në Parlamentin e Dytë Rural në Kosovë, që organizohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, e që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve, rrjetëzimin me organizatat e ndryshme që veprojnë në zonat rurale, ngritjen e vetëdijes për rolin e femrës rurale, organizimin e programeve të ndryshme mbështetëse për rininë rurale, etj.

Kryetari Totaj ka potencuar se zhvillimi i qëndrueshëm i komunitetit rural, rrjedhimisht, zhvillon edhe turizmin rural, për të cilën gjë ne punojmë në vazhdimësi.

Ai ka thënë se fondet shtetërore janë të nevojshme për t’u pajisur me mjete moderne të prodhimit, për të zotëruar teknologjitë e reja dhe blerjen e pajisjeve, gjë që sipas tij Komuna e Prizrenit vazhdimisht ka inkurajuar dhe subvencionuar bujqit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Hajnia që poshtëroi votën

Përgjegjësia për vjedhje votash nuk është vetëm e komisionerëve, por edhe e kandidatëve për deputetë që përfituan nga kjo hajni. Ata që e dinin...

Aulona Muhadri shpallet MVP e javës

Basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e javës pas paraqitjes së saj të shkëlqyer në xhiron e 14-të të Superligës së Femrave...

Lajmet e Fundit