Totaj takon kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët — flasin për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e ekonomik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim miqësor delegacionin austriak parlamentar të Landit të Austrisë së Ulët (Niederösterreich/Lower Austria), të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të këtij landi, Karl Wilfing, i shoqëruar dhe me Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Fillimisht, Totaj i njoftoi mysafirët për jetën multidimensionale në Prizren, pasi, diversiteti kulturor e social është vlerë e padiskutueshme e qytetit të Prizrenit.

Ndër të tjera, u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit me Austrinë, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik, ku kryetari Shaqir Totaj, shprehu gatishmërinë për pritjen e investitorëve të huaj, meqë, Komuna e Prizrenit gëzon hapësirë të duhur dhe fuqi të kualifikuar punëtore.

Sporti dhe muzika ishin gjithashtu tema të bisedës, pasi, Qeverisja Lokale me investimet në kulturë e sport do ta fuqizojë potencialin e të rinjve të Komunës së Prizrenit./ PrizrenPress.com

May be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoor

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit