6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës  në Prizren, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidan T7, ka treguar se a do të hyjë PDK’ja në qeverinë e Hotit.

Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK’ja mund të jetë fleksibile.

“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK’ja të ndryshë kursin”.

“Megjithatë mund të them se PDK’ja për shkak të situatës politike, PDK’ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK’ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK’së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit