Tragjedi në Prizren, vdes shtatzëna 29 vjeçare nga COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtatzëne nga COVID-19 në Spitalin e Prizrenit.Sipas njoftimit, e ndjera po trajtohej ne mjekimin intensiv, ku edhe pse kishte rezultuar negativ në ritestimin e bërë më 17 nëntor, vazhdonte të ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.
Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore,” thuhet në njoftim.

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit