10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Tragjedia në det, dëshmia e të mbijetuarit: Ishim 950 klandestinë në bord

“Në bord ishim 950 persona. Kishte 50 fëmijë dhe 200 femra”. Kjo është deklarata që ka dhënë në Prokurorinë e Katanias një i mbijetuar i mbytjes së peshkarexhës që çoi në vdekjen e rreth 700 personave.

Burri nga Bangladeshi ka shtuar se shumë nga klandestinët ishin mbyllur në nivelet e poshtme të mjetit lundrues dhe nuk lejoheshin të dilnin nga trafikantët.

“U nisëm nga një port rreth 50 kilometra nga Tripoli (Libi). Ata që paguajnë më pak mbyllen poshtë dhe kanë shumë pak hapësirë në dispozicion”, thotë një nga 28 të mbijetuarit.

Ndërkohë, kapiteni i anijes tregtare portugeze që arriti të shpëtonte një numër fare të vogël personash në krahasim me atë që ishin në bordin e peshkarexhës, tregon: “Po shkonim drejt tyre, por në momentin që na panë, nisën të lëviznin shumë dhe mjeti u përmbys”.

Në ato momente, gjithçka merr fund. Ai që ka mundur, është kapur diku. Por, shumica as nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Kush ishte i mbyllur në nivelet e poshtme të peshkarexhës, vetëm ka dëgjuar zhurmën e dërrasës që thyhet dhe ka parë ujin që hyn ngado.

Autoritetet e ndihmës së shpejtë italiane tregpojnë se kanë parë tmerr në momentin e tërheqjes së disa trupave të mbytur nga deti.

Disa prej tyre kishin mbetur në nivelet e poshtme të mjetit, ndërsa fëmijët ishin gjetur të përqafuar nga nënat e tyre.

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”. Sipas tij, aktualisht po...

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Lajmet e Fundit