8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Tre të vrarë për më pak se një muaj në Suharekë

Ndonëse është një komunë mjaft e vogël nga numri i banorëve, Suhareka ka sjell brenda një muaji 3 vrasje, një prej tyre aksidentale.
Sot, një 14 vjeçar mori plumbin aksidental por që i mori jetën.

Ngjarja ndodhi në Mushtisht, fshat i njohur i Suharekës, ku sipas Policisë ndodhi vrasja aksidentale, më ç’rast xhaxhait teksa festonte me armë iu bllokua revolja dhe plumbi mori nipin e tij.

E veç 4 ditë më herët, Suhareka ishte tronditur edhe me një ngjarje morti.

Një 17 vjeçar kishte vdekur nga plagët e marra me thikë pas një përleshjeje në stacionin e autobusëve në këtë komunë.

Viktima doli të jetë nip i të parit të Suharekës, i cili u shpreh i tronditur nga ngjarja.

Përveç dhimbjes së humbjes së të riut, mediat kanë raportuar se familja tjetër është mbyllur në shtëpi.

Ndërkohë, edhe më 27 mars nga Suhareka erdhën lajme zie.

Një burrë ishte plagosur dhe dërguar në spital për trajtim, ku edhe kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Këto vrasje të shpeshta që ndodhën bren 19 ditësh tronditën komunën e Suharekës, qytetarët e të cilës u shprehën të shqetësuar për situatën e sigurisë në këtë qytet.

 

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit