“Tri dritare dhe një varje” merr çmimin e kritikës në festivalin “Cinemed”

Në edicionin e 37-të të festivalit “Cinemed”, që mbahet në Montpellier të Francës, filmi “Tri dritare dhe një varje” me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit, është shpërblyer me çmimin e kritikës së festivalit, “Prix de la Critique”.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti i filmit, Shkumbim Istrefi, në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë listën e fitueseve nga faqja zyrtare e festivalit.

Ky film trajton pasojat e dhunimeve të luftës në familje dhe në rrethin ku jetojnë, pasoja këto të cilat viktimizojnë femrat në vazhdimësi. Në këtë projekt luajnë aktorët Irena Cahani, Luan Jaha, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj etj.

Tanimë, “Tri dritare dhe një varje” është film që në bagazhin e tij ka shumë çmime ndërkombëtare. Një të ngjashëm, për kritikë, e mori edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Luksemburg, në mars të këtij viti.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit