31.7 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Tribunali, i pashmangshëm, më mirë të votohet

Zhbogar6-13Sipas Samuel Zhbogarit, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tribunali do të jetë për të trajtuar rastet individuale, dhe ai në asnjë mënyrë nuk është as kundër Kosovës, as kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Bashkimi Evropian e kupton se sa e vështirë është për Kosovën të trajtojë çështjen e krijimit të një gjykate speciale për të trajtuar akuzat e mundshme që dalin nga raporti i Dick Martyt – shkruan ‘Koha Ditore’.

Por themelimi i Tribunalit të tillë është tashmë i pashmangshëm dhe zgjedhja është nëse kjo do të bëhet me pajtimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian, ose, në rast të refuzimit nga Kosova, të bëhet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si një Tribunal Special i Kombeve të Bashkuara.

Kështu e shpjegon situatën përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore”. Zhbogar në vazhdim thotë se opsioni i krijimit të Tribunalit me pajtimin e kosovarëve është shumë më i favorshëm për vetë Kosovën, meqë gjykata do të jetë në kuadër të sistemit të Kosovës, me një pjesë të saj në një vend të BE-së, me gjykatës ndërkombëtarë, të cilët brenda disa viteve të ardhshme do ta mbyllin përfundimisht çështjen.

Ndërsa, shton ai, opsioni i dytë – ai i krijimit të një Tribunali nga OKB-ja – do nënkuptonte një proces të pafund, në duar të OKB-së, që mund të zvarritet pafundësisht.

Më e rëndësishmja, sipas Zhbogarit, është se Tribunali do të jetë për të trajtuar rastet individuale, dhe ai në asnjë mënyrë nuk është as kundër Kosovës, as kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në intervistë, Zhbogar flet edhe për transformimin e EULEX-it, për dialogun me Serbinë dhe për situatën në veri të Kosovës.

Më Shumë

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil...

Lajmet e Fundit