0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Trump kërkon përballje me Biden, duhet për të mirën e vendit

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar çdo debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit“, tha Trump.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas, në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgjigj:

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar z Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, ende nuk e ka siguruar emërimin e Partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat.

Në përgjigje të komenteve të Trump, fushata e zonjës Haley tha me anë të një deklarate se ai “ka frikë” të përballet me të.

“Tani është koha që Trump të gjejë guximin dhe të pranojë të debatojë me Nikki Haley-n. Nikki është e gatshme të paraqesë arritjet e saj dhe vizionin për një Amerikë të fortë dhe krenare kundër fushatës së të kaosit dhe hakmarrjes së (ish-presidentit) Trump”, tha zëdhënësja e fushatës së Haley, Olivia Perez-Cubas.

Komentet e Trump pasqyrojnë një dëshirë për t’u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij.

Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, është pas në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden, debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020.

Një debat i tretë u anulua, pasi Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual.

Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Më Shumë

Përurohet pllaka përkujtimore për martirët e Krushës së Vogël

Në Krushë të Vogël u përurua sot një pllakë përkujtimore te Oda e Sejdi Batushës, kushtuar martirëve të vrarë gjatë masakrës së vitit 1999....

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Lajmet e Fundit