13 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Trump nuk përjashton mundësinë e shtyrjes së takimit me Kim Jong-unin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka gjasa të mëdha që të mos mbahet takimi i paraparë për muajin e ardhshëm me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Trump ka shtuar se gadishulli duhet t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e samitit, kurse nëse nuk i përmbushë ato, atëherë takimi mund të ndodhë “më vonë”.

Autoritetet e Koresë Veriore kanë deklaruar se do ta anulojnë takimin, nëse SHBA vazhdon që në mënyrë të njëanshme të këmbëngul që Kim Jong-un ta zbrazë vendin nga arsenali bërthamor.

Trump nuk ka treguar se çfarë kushte ka Amerika për takimin, mirëpo ka përsëritur se denuklearizimi duhet të ndodhë, përcjell KosovaPress. Presidenti Trump këto deklarime i ka bërë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in .

Samiti i cili vjen pas takimit historik në mes të liderëve të dy Koreve, pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Më Shumë

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë si i dyshuar për posedim të narkotikëve. Sipas policisë të dyshuarit i...

Borxhe mbi 100€? Fillon shkyçja dhe përmbarimi për mospaguesit e ujit në rajonin e Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" SH.A në Prizren ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të rrepta për konsumatorët me borxhe të papaguara...

Lajmet e Fundit