8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Trump: ShBA nuk do të mbyllet më edhe nëse do të ketë një valë e dytë të COVID-19

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit.

Të 50 shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane. Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”.

Gjatë fjalimit të tij presidenti tha se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”.

Vendi është gati “për një rikthim epik” shtoi zoti Trump.

Në nëntë javët e kaluara 38.6 milionë amerikanë aplikuan për të përfituar pagesën e papunësisë.

Në SHBA të premten u regjistruan mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur./abcnews.al

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit