2.6 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

“Tusuzi” i Prizrenit, me çlirimtarët e Nismës

Kandidatët për deputetë nga radhët e NISMA Socialdemokrate në Prizren, u pritën sot nga banorët e lagjes ‘Tusuz’.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fryma jonë, kauza e NISMA’s Me Çlirimtarët i ka bashkuar qytetarët anekënd Kosovës.

“NISMA Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, poashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për mbrojtje të vlerave kombëtare, po e nisim fitoren e madhe të NISMA Socialdemokrate dhe me Fatmir Limajn Kryeministër”, tha ai.

 

Kandidatët e tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Afrim Tejeci dhe Leart Batusha, thanë se ‘Tusuzi’ vazhdimisht është bërë bashkë me Çlirimtarët kur ka pasur nevojë shteti, “njësoj sikur sllogani ynë Me Çlirimtarët, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar me Çlirimtarët do të jemi zë i pakompromis i mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe i interesave të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

 

 

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Prizren – fitore spektakolare ndaj Prishtinës

Vashat e Bashkimit shënuan një fitore të jashtëzakonshme 104:58 ndaj Prishtinës në një ndeshje të xhiros së 18-të të Superligës së Femrave, e zhvilluar në...

Lajmet e Fundit