4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

U dhanë çmimet vjetore për muzikë

(E plotësuar) Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet vjetore në fushën e muzikës.

Ministri Kujtim Shala me këtë rast u shpreh se këto çmime janë një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të jetës artistike e muzikore në vend.

Në bazë të vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje të akademik Zeqirja Ballata, kryetar i jurisë, Valton Beqiri, kompozitor dhe Baki Jashari, kompozitor e dirigjent, profesoresha e muzikës Sevime Gjinali dhe Seniha Spahiu, janë laureate të Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2015.

Vlera financiare e këtij çmimi është 5 mijë euro, ndërsa sivjet, me vendim të jurisë, çmimi është ndarë për dy laureate, që kanë marrë nga 2, 500 euro.

“Çmimet Vjetore për kategorinë e veprave stilistike dhe duo” iu dha kompozitores Dafina Zeqiri- Nushi për veprën “Fantazia e Fuga”.

Vlera e këtij çmimi është 1, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave kamertale” i dha kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën”Suitë shqiptare”.

Vlera e këtij çmimi është 3, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave orkestrale-simfonike dhe koncertale iu dha kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Koncert për violinë e piano e orkestër”.

Vlera e këtij çmimi është 4, 000 mijë euro.

“Çmimi vjetor për kategorinë e veprave vokalo-instrumentale” iu dha kompozitorit Drinor Zymberi i për veprën “Cantata Metamorphosis”.

Vlera e këtij çmimi është 5, 000 mijë euro.

Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi akademiku Zeqirja Ballata. /PrizrenPress.com/

Ndahen çmimet në fushën e muzikës

Në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot në ora 11:00, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës.

Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë lauretae të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015. Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.

Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së Nr. 10/2015 për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare. /PrizrenPress.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit