U mbajt testi ndërkombëtar PISA me nxënësit nga Malisheva

Sot në Komunën e Malishevës u mbajt testi ndërkombëtar PISA (Programme for Internacional Student Assesment), për vlerësimin e nxënësve në: Lexim, Shkencat e Natyrës dhe në Matematikë. Qëllimi i këtij vlerësimi në këtë test është perceptimi i shkalles se arritshmërisë në raport me rrjedhat e përgjithshme shoqërore, ku këtij testi ju nënshtrohen nxënësit e moshës 15 vjeçare.

Nga Komuna e Malishevës në këtë vit morën pjesë 6 shkolla filloret të mesme të ulëta. “Fehim Agani” nga Turjaka , “Hilmi Hoti” nga Carralluka, “Naim Frashëri” nga Banja, “Afrim Buçaj” nga Lladroci, ” Labinot Krasniqi” nga Mirusha,dhe “Nuhi Mazreku”nga Guriqi.. Këto shkolla e mbajtën testin në SHFMU ” Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Numri i nxënësve pjesëmarrës në këtë vlerësim ishte 30 nxënës.

Gjithashtu në këtë test vlerësuesi ishin të përfshira edhe Gjimnazi” Hamdi Berisha” me 35 nxënës, Qendra e Kompetencës me 35 nxënës dhe SHMP “Lasgush Poradeci” me 35 nxënës. Testi vlerësues u mbajt në shkollat përkatëse bëri të ditur drejtori për Arsim dhe Edukim z.Blerim Thaçi.

PISA është vlerësim i jashtëm që matë njohuritë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. PISA është studimi më i madh ndërkombëtar për arsimin, i cili fokusohet në aftësinë që kanë nxënësit 15-vjeçar për t’i përdorur dijet dhe njohuritë e fituara në shkollë në situatat reale të jetës të një të rrituri. Vlerësimi PISA, konsiderohet si një ndër vlerësimet me besueshmëri më të lartë dhe me ndikim të rëndësishëm në hartimin e politikave arsimore. Rezultatet e testit vlerësues PISA 2015 do të publikohen në vitin e ardhshëm. Testi PISA organizohet në çdo tri vjet.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit