1.4 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Ujësjellësi i Prizrenit i tërheq nga terreni punëtorët që bëjnë leximin e orëve shkaku i koronavirusit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në Prizren në kuadër të zbatimit të masave për mbrojtjen e shëndetit publik kundër përhapjes së COVID-19 përkohësisht ka tërhequr lexuesit e vet të orëmatësve nga terreni.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë theksuar se faturimi i konsumatorëve do të bëhet sipas gjendjeve të muajit paraprak, raporton KOHA.

Gjithashtu kanë bërë thirrje që konsumatorët t’i kryejnë obligimet e tyre.

“Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, KRU ‘Hidroregjioni jugor’ ka marrë disa masa, ku përfshihet edhe reduktimi i stafit, që përfshin edhe lexuesit e orëmatësve. Ata janë tërhequr përkohësisht nga terreni për shkak të virusit COVID-19. Gjendja te konsumatorët do të faturohet sipas muajit paraprak”, ka thënë Nderona Kurtaj, zëdhënëse e KRU “Hidroregjioni jugor”.

Kurtaj ka shtuar se ka rënie drastike të pagesës së faturave, derisa 90 për qind e tyre janë të papaguara.

Sipas saj, arkat për pagesa në nivel rajonal janë të hapura dhe konsumatorët mund t’i bëjnë pagesat e tyre, derisa ato mund të bëhen edhe përmes transfereve bankare.

Kurtaj ka theksuar se gjendja e furnizimit me ujë është stabile në situatën aktuale.

Ajo ka shtuar se në përputhje me vendimet e Qeverisë, menaxhmenti i kompanisë ka krijuar shtabin emergjent për mbarëvajtjen e shërbimeve të furnizimit të rregullt me ujë dhe gjithashtu është bërë dezinfektimi i objekteve në nivel rajonal.

Më Shumë

I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë

Një 39 vjeçar turk është kapur në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të hynte në Shqipëri. Ai rezulton i dënuar në shtetin turk me...

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite

Policia e Prizrenit sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar. I arrestuari ishte shpallur...

Lajmet e Fundit